Ndrea Prendi paraqitet në SPAK për “21 Janarin”, Berisha dhe Basha në ankth
Prokuroria e Posaçme duket se e ka marrë seriozisht dosjen e “21 Janarit”. Pas dëshmisë sw një dite më parë të gruas dhe xhaxhit të Aleks Nikës, sot ka ngjitur shkallwt e prokurorisë Ndrea Prendi, personi kyç i ngjarjeve që ndodhën më 21 janar 2011.
Ndrea Prendi u dënua për vrasjen e Faik Myrtajt, por vrasja e Aleks Nikës është pa autor dhe ka dalë një audio-përgjim që implikon drejtpërdrejt Ndrea Prendin. Në atë përgjim, ai jep urdhër që të qëllohet në turmë.
Tani gjithë dilema është nëse Prendi do ta mbrojë sërish Berishën, apo do të flasë. A do të tregojë se nga kush e mori urdhrin? Mbetet të shihet, por sinjalet janë të qarta se shumë shpejt o afrojë dita që në atë prokurori të shkojnë dhe Basha me Berishën, njëri ish-kryeministër dhe tjetri ish-ministër i Brendshëm.
Ndrea Prendi ja hodhi paq herën e parë, ndonëse u faktua se kishte qëlluar me pistoletën e tij ndaj protestuesve.
Gjykata e Apelit vendosi që ish-kreu i Gardës së Republikës të shpallet fajtor për akuzën e vrasjes nga pakujdesia ndaj protestuesit Faik Myrtaj dhe të dënohet me një vit burg. Ndërkohë, për vartësin e tij, Agim Llupo, togat e zeza vendosën që të dënohet me 3 vjet burg, ndërsa ish-shoferi i Prendit, Margarit Kume u shpall i pafajshëm.
Vendimi i gjykatës së Apelit erdhi një ditë pasi prokuroria kërkoi dënimin me 48 vite burg për ish-kreun e Gardës së Republikës dhe vartësin e tij, Agim Llupo, ndaj të cilëve rëndonte akuza e vrasjes me dashje të tre protestuesve në 21 janar 2009, përpara kryeministrisë. Ndryshe nga sa kishte kërkuar organi i akuzës, togat e zeza të Apelit kanë vendosur që dy të akuzuarve kryesorë për vrasjet e 21 janarit, të shpallen fajtor për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.
Prokuroria e ankimoi në Gjykatyën e Lartë vendimin, por edhe aty u la në fuqi i njëjti vendim. Në rekursin e saj për ish-komandantin e gardës, prokuroria kërkoi dënimin e tij për vrasje pasi plumbi i gjetur në trupin e viktimës ka dalë nga pistoleta e tij dhe dashja për krimin njihet sipas prokurorisë në doktrinë, për sa kohë Prendi ishte i vetëdijshëm për veprimet që po kryente dhe rrezikshmërinë e këtyre veprimeve. Por gjykata shton më tej edhe qëndrimin e të akuzuarit Prendi, i cili nga ana e tij ka kërkuar pafajësinë dhe se ai, sipas vetë atij, nuk ka patur asnjë njohje me viktimën e aq më tepër që ai nuk kishte dijeni se ku ndodhej viktima në momentin që ka qëlluar mbi të. Por Gjykata e Lartë njësoj si Apeli u shpreh se Prendi kishte qëlluar pa dashje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



