E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kavajë/ Ministri Balla në terren për të ndjekur nga afër operacionin, me kryebashkiakun e PD
Lajme

Kavajë/ Ministri Balla në terren për të ndjekur nga afër operacionin, me kryebashkiakun e PD

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka mbërritur pasditen e sotme në zonën e Kavajës, ku së bashku me Kryetarin e Bashkisë, dolën  në terren për të ndjekur nga afër punën e forcave të angazhuara në fikjen e vatrave të zjarrit.

balla a

Në operacion janë angazhuar shumë forca zjarrfikëse, raportohet se  fatmirësisht nuk ka qytetarë apo efektivë të lënduar.

Shërbimet zjarrfikëse, AKMC dhe Forcat e Armatosura po vijojnë përpjekjet nga toka dhe ajri për vendosjen nën kontroll të zjarrit, i cili shtrihet në një sipërfaqe të madhe në zonën e Kavajës.

Për të shmangur çdo situatë me rrezikshmëri, Policia e Shtetit ndërkohë ka evakuuar banorët nga disa banesa të rrezikuara nga flakët.

“Jemi në një situatë zjarri, ku kemi mbrojtur shtëpitë në pjesën veriore. Zjarri ka perimetër të madh, mbi 10 ha. Kemi angazhuar rreth 50 forca zjarrfikëse, veç Kavajës dhe nga Tirana, Kamza, Lushnja, Durrësi që po vijojnë punën. Fatmirësisht nuk kemi persona apo zjarrfikës të lënduar. Era në disa raste ka favorizuar flakët’, informoi Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.