E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në 4 vite në Shqipëri janë grabitur nga sistemi 19 miliardë euro; në Rusi, në 24 vite 200 miliardë euro
Lajme

Në 4 vite në Shqipëri janë grabitur nga sistemi 19 miliardë euro; në Rusi, në 24 vite 200 miliardë euro

Dritan Haxhiraj

Ndoqa mbrëmë intervistën e zotit Arben Ahmetaj.

Nga ana politike nuk ka më Zi për Shqipërinë.

Nga ana partiake rrëfeu atë që kam shkruar disa vite më parë për Feudalizmin partiak atë të  PD e PS. Pra atë të PPSH.

Nga ana Juridike, me letra siç besohet, hapi gropën për ata qe po i bëjnë gropën Shqipërisë.

19 Miliardë Euro grabitje në harkun 2019-2023.

Vladimir Putin nga 1999 deri ne 2023 nga Informacionet e Shërbimeve Perëndimore, në parajsat fiskale ka një pasuri prej 200 Miliardë Euro.

Partia Jonë në vetëm 4 Vite, 19 Miliardë Euro.

Kisha nxjerr një shifër para disa ditësh, atë të 15 Miliardë Euro të grabitur nga Sistemi, në harkun e 32 viteve, por intervista e Z. Ahmetaj më shokoi dhe më tregoi, që edhe Perëndimorët gabojnë në llogari.

Është humane të gabohet.

Nëse Letrat janë ato dhe shifrat janë ato, Ambasada Amerikane dhe Miqtë e Shqipërisë duhet te përdorin dorën e hekurt me krijesën e sapo lindur, SPAK.

Nëse fraksioni Altin Dumani nuk vepron brenda galaksisë, rrymave e  fraksioneve të drejtësisë me dorë të hekurt, të hap krahun.

Ai të hap krahun, ka djem e vajza trima Shqipëria.

Nuk na duhen Mite, na duhen aksione konkrete, populli nuk ka më durim me këta.

Me këta duhet dora e hekurt.

Ambasada Amerikane duhet të përdor Dorën e Hekurt.

Dorën e Hekurt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.