Zgjedhja e Kryeprokurorit, anti-kushtetuese. I duhet vetëm politikës…
Konstitucionalisti Çlirim Gjata e konsideron të jashtëligjshëm zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, ndërsa nënvizon se ai i duhet politikës.
“Nuk mund ta ndreqësh një paligjshmëri, duke shkelur përsëri ligjin. Thelbi i reformës ishte që politika t’i ketë duart sa më larg nga drejtësia. Sa i takon zgjedhjes së Prokurorit ka një shkelje të madhe të Kushtetutës.
Sa u bë Kushtetuta, që politika të mos ketë mundësi, ajo përsëri do të hyjë e ta prishë. Përse nuk presin sa të bëhet KLP-ja që ta zgjedhin Kryeprokurorin?!
E bëjnë sepse i duhej politikës. Në këto kushte ku jemi, caktimi i Kryeprokurorit me 71 vota, sigurisht që të lë vend për paragjykime”, tha Gjata.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



