Dinamika e ngjarjes / Vajza njoftoi të atin se gjyshi ka vrarë gjyshen, 40-vjeçari pas sherrit hodhi babanë nga shkallët
Të tjera detaje zbardhen për krimin e rëndë në Konispol, ndërsa është hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Teksa policia hetoi dhe dyshimet mbi pistën se mund të ishte autor i dy vdekjeve djali, kjo gjë rrëzohet pas dëshmisë së vajës së mitur të 40-vjeçarit Klement Islamaj.
BalkanWeb mëson se ka qenë pikërisht mbesa e shtëpisë që ka lajmëruar të atin dhe i ka pohuar krimin e rëndë, se gjyshi kishte vrarë gjyshen.
Më pas 40-vjeçari mësohet të ketë shkuar në banesë dhe pasi është zënë me babanë, e ka shtyrë këtë të fundit nga shkallët. Për pasojë Hyso Islamaj, 69 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Dramat e familjes Islamaj në fshatin Shalës të Sarandës duket se e kanë pikënisjen vite më parë.
Origjina e tyre është nga fshati Markat i Bashkisë së Konispolit, pak kilometra larg Shalësit.
Huso Islamaj, 69 vjeç, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me sëpatë në orët e para të mëngjesit, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.
Por me tepër se kaq, krimi i vrasjes duket se i ka rrënjët më të thella në këtë familje.
Babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.
Dhe të trija kanë qenë bashkëshortet e tij.
Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tri numrin e viktimave.
Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime shtazarake ndaj bashkëshorteve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



