Partia Demokratike mocion për heqjen e mandatit të deputetit socialist
PD kërkesë Kuvendit, kërkon t’i hiqet mandati deputetit të PS, Vullnet Sina, pasi ka abuzuar me fondet publike. Kërkesa e Grupit Parlamentar të PD, vjen për shkak të abuzimit sipas tyre me fondet publike nga ana e deputetit socialist. PD ka njoftuar se veç kërkesës në Kuvend për heqjen e mandatit, gjithashtu do të kërkojnë dërgimin e tij në Gjykatën Kushteteuese.
Kërkesa
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ti kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina. Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.
Deputeti Vullnet Sina i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.
Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



