Video/ Gazetari tregon me video nga Parga: Çadra 10 euro dhe restoranti me çmime normale prej 6 vitesh në plazh shumë të bukur
https://www.instagram.com/reel/C-VYRo-t9fV/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Gazetari Blendi Salaj ka publikuar një video nga një plazh në Parga të Greqisë.
Gazetari thotë, se ky nuk është vend për boss-a dhe as për tangërllik, siç u fyhen disa të tjerë.
Ky është një vend për familje me të ardhura të mesatare. Ka një restorant ku çmimet kanë ndenjur fikse të paktën këto 5 a 6 vjet dhe ku gjithsekush mund të vijë për të marrë maksimumin për paratë që shpenzon. Unë i jap këto shembuj sepse e dua Shqipërinë me sinqeritet dhe dua të bëhet më e mira. Kush e do me patetizëm, le ta dojë ashtu dhe t’i krehi bishtin. Është si të mos e kritikosh kurrë fëmijën tënd, ta lësh të bëjë ç’të dojë dhe pastaj ta humbasësh përgjithmonë. Duajeni Shqipërinë me realizëm, jo duke sharë e mallkuar të vërtetën
Love and Peace.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



