Klotilda Bushka bën miliona euro si Olta Xhaçka; tenderë e leje ndërtimi në ortakëri me Gentianin e ‘Kodrës së Diellit’
Lidhjen në ortakëri me Gentian Sulën, deputetja Klotilda Bushka e pranon me një deklaratë gjatë procesit për ri-zgjedhjen e gruas së tij Gentiana Sula, në detyrën kryetare e dosjeve të sigurimit; ndërsa PD nuk kërkon heqjen e mandatit të saj, sepse Saliu, Iliri e shumë deputetë, janë komshi te Kodra e Diellit e Lalz…
Shpëtimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, vërtetë e ka urdhëruar Edi Rama, por procedurën me interpretime, falsitete e deformime ligjore, për bllokimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e ka realizuar një deputete e PS-ës, me të njëjtin kleçkë si Olta Xhaçka.
Është deputetja Klotilda Bushka, që ka hartuar relacionet e mos heqjes së mandatit të Olta Xhaçkës, me interpretime anti-ligjore në Këshillin për Rregulloren, Mandatet e Imunitetin, në Këshillin Legjislativ dhe në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku ajo është kryetare.
Siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese, Olta Xhaçkës i duhet hequr mandati i deputetes, sepse ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, duke përfituar statusin Investitor Strategjik, leje për ndërtim resorti në Dhërmi dhe tokë e sipërfaqe plazhi pronë shtetërore falas.
Deputetja Olta Xhaçka, këto leje e pasuri, i ka përfituar nëpërmjet kompanisë së bashkëshortit Artan Gaçi, duke shfrytëzuar fuqinë në pushtetin e PS-ës.
Por dhe deputetja Klotilda Bushka, me detyrë Kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, që i ka shpëtuar mandatin Olta Xhaçkës, duke mos lejuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është “buçko” përfitimi fondesh e lejesh ndërtimi nga qeveria.
Nëpërmjet bashkëshortit Altin Bushka, që është ortak në masën 35% të kapitalit, me oligarkun Gentian Sula në kompaninë “Selcom Sh.pk”, sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, ajo ka marrë nga 600 deri 900 milionë lekë çdo vit pas ardhjes së PS në pushtet .

Me kompaninë “Bestbio Sh.p.k” në Baldushk, të krijuar më 10 tetor 2018 e 100% në pronësi të tij; bashkëshorti i deputetes Klodiana Bushka, bën biznesin e pularive dhe importit të mishit.
Me këtë kompani, thuhet se prej ndikimit të pushtetit të bashkëshortes kryetare e ligjeve, ai furnizon kompanitë ushqimore që marrin tenderë për spitalet, çerdhet, kopshtet, konviktet, burgjet, ushtria, policia e qendrat sociale, por e deklaron me humbje 5 milionë lekë në vit.
Sipas informacioneve nga institucionet ligjzbatuese, bashkëshorti i Klotilda Bushkës, është dhe ortak “de facto” me oligarkun Gentian Sula te kompania e ndërtimit “Agi Kons” që ka marrë 140 milionë Euro tenderë, troje, toka e leje ndërtimi për rezidencat “Kodra e Diellit”, pallate e resorte në bregdet; ku ai është regjistruar si konsulent elektronik me pagë 2.2 milionë lekë.
Madje, deputetja Bushka, thotë se ka marrë 140 mijë Euro borxh te një individ, të cilit nuk i deklaron emrin, por dihet që është ortaku Gentian Sula; ndërkohë që nuk deklaron kohën e marrjes borxh dhe as për çfarë e ka përdorur, madje thotë se nuk ka shlyer asnjë cent.
Ajo nuk deklaron as adresën ku banon, por e deklaron bashkëshorti i saj, i cili, te formulari në QKB, deklaron se banon në adresën: “Rezidenca Kodra e Diellit, Objekti nr. 43, zona A/01, numri i pasurisë 118/8/0-Tiranë”, të cilat janë ndërtuar nga ortaku i tij Gentian Sula.

Lidhjen në ortakëri me Gentian Sulën, deputetja Klotilda Bushka e pranon me një deklaratë gjatë procesit për ri-zgjedhjen e gruas së tij Gentiana Sula, në detyrën kryetare e dosjeve të spiunëve; ndërsa PD nuk kërkon heqjen e mandatit të saj, sepse Saliu, Iliri e shumë deputetë, janë komshi te Kodra e Diellit e në Lalz./Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



