E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetari i bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi i ka tenderar vetëm për kushëririn e tij Albert Golemi
Lajme

Kryetari i bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi i ka tenderar vetëm për kushëririn e tij Albert Golemi

Kryetari i bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi  ka abuzuar me pushtetin dhe ka favorizuar me nepotizëm të theksuar kushëririn e tij në temdera publikë jo vetëm në Gjirokastër por madje edhe në bashkitë e vogla të qarkut.

Një nga akuzat kryesore lidhet me Albert Golemin, kushëririn e kryetarit të bashkisë, i cili ka fituar tenderin për Shtëpinë e të Moshuarve në qytet. Ky fakt, sipas qytetarit, është i njohur për të gjithë banorët e Gjirokastrës, por askush nuk guxon të flasë për shkak të frikës nga humbja e punës.

Përveç këtij tenderi, Albert Golemi është përfshirë në qindra tendera të tjerë, të cilat mund të konfirmohen përmes Thesarit dhe Prokurimeve Publike në faqet zyrtare të tenderimeve publike.

Kushëriri i kryetarit, Albert Golemi ka gjithashtu një agjenci funerale, e cila ka fituar tenderin për kryerjen e ceremonive mortore për të moshuarit që ndërrojnë jetë në azil.

Sipas vëzhgimeve të kryera, këto qoka të Golemit për fisin kanë filluar që nga viti 2019 me një vlerë prej mbi 87 MILIONË LEKËSH, kur ky i fundit mori postin e Kryetarit të Bashkisë, duke përforcuar dyshimet për abuzime të vazhdueshme me fondet publike dhe favorizim të të afërmve në tenderat shtetërorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.