E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eridana Çano emërohet në krye të SASPAC, duke zëvendësuar Jona Sulin
Lajme

Eridana Çano emërohet në krye të SASPAC, duke zëvendësuar Jona Sulin

Kunata në Kadastër vetë  drejton SASPAC

Eridana Çano është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC), pas një procesi konkurrimi të konsideruar si fasadë, me një fitues të paracaktuar. Lajmi është bërë i ditur nga Lapsi.al, i cili raporton se Çano ka siguruar këtë post pas “sistemimit” të kunatës së saj, Lorena Goxhobelli, në krye të Kadastrës.

Emërimi i Çanos vjen pas shkarkimit të papritur të Jona Sulit më 29 korrik 2024, vetëm 7 muaj pas marrjes së detyrës. Suli, e njohur për lidhjet e saj me Ilir Beqajn dhe Mirela Kumbaron, u shkarkua nga pozita e saj pas vendimit të Kryeministrit Rama.

Eridana Çano më parë ka mbajtur pozicionin e drejtoreshës së Agjencisë së Bashkëqeverisjes dhe ka qenë drejtoreshë kabineti e Ministrit të Pushtetit Vendor në mandatin e parë të Edi Ramës. Prezantimi i saj në krye të SASPAC pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

SASPAC, një agjenci famëkeqe e krijuar enkas për Ilir Beqajn në vitin 2021, menaxhon ndihmën e huaj për Shqipërinë, përfshirë programe miliona euro të Bashkimit Evropian dhe donatorëve të tjerë. Beqaj, i cili drejtoi këtë agjenci që nga themelimi, është aktualisht në burg pas arrestimit të tij nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me fondet e BE-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.