E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E përditshmja  italiane “Il Foglio” : Meloni joshet nga një vilë në mirëpritjen e Shqipërisë
Lajme

E përditshmja italiane “Il Foglio” : Meloni joshet nga një vilë në mirëpritjen e Shqipërisë

Kryeartikulli i së përditshmes italiane “Il Foglio”

Pikërisht rreth Palasë, e quajtur ndryshe edhe Paljasa, në bashkinë Himarë, në qarkun e Vlorës, në jug. Sa hedhja e guri larg me traget nga Salento. Është vilë në resort krejt të ri përballë plazhit me mundësi të një oborri  dhe pishine private. Lajmi është konfirmuar për këtë gazetë nga burime politike dhe diplomatike në qeverinë shqiptare.

Një zgjedhje legjitime, por me një vlerë simbolike interesante. Gjë që “çimenton” – ia vlen të thuhet – marrëdhëniet mes Romës dhe Tiranës. Meloni e Shqipërisë, me pak fjalë.

Ideja për të pritur një hotspot për emigrantët në këto anë, me duartrokitjen përfundimtare të Bashkimit Evropian si model për t’u replikuar, lindi vetëm një vit më parë.

Kur e gjithë familja Meloni, dy motrat (Giorgia dhe Arianna) dhe shoqëruesit e tyre, Francesco Lollobrigida dhe Andrea Giambruno, u larguan nga ferma pulieze që i priti për të kaluar disa ditë, gjatë gushtit, pranë Vlorës. Të gjithë të ftuar nga Rama. Ideja e “zhvendosjes” së procedurave njohje për emigrantët, përveç grave dhe fëmijëve, që mbërrinin në Itali me barka, merr fill në ato ditë.

Për kënaqësinë e madhe të Kryeministres që e mbajti lajmin fshehur nga mediat. Në një vit marrëveshja shkaktoi diskutime, tërboi opozitar përkatëse të dy vendeve, solli vizitën e blinduar të kryeministrit në Shëngjin të plotësuar me një blitz të deputetit radikal Riccardo Magi në kalatën e portit. Prerja e shiritit – vazhdon të mungojë në një lojë faji mes qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Meloni, megjithatë, mund të ketë një arsye shtesë për të qenë i lidhur me këto toka. Dhe kush e di, ndoshta në këto ditë nuk do të përsërisë blitz-in e vitit të kaluar, duke lënë edhe një herë fermën-bunkerin që po e mikëpret. Festat e saj në një ndërthurje të politikës dhe personales, janë të tilla në fund të fundit.

Mes dosjeve ndërkombëtare dhe motrës më të madhe, Arianna, numri dy në parti dhe partnere e ministres Lollobrigida, e cila sulmon shtypin se është cilësuar si “e pavend dhe e zënë” për emërimet dhe çështjet e qeverisë.

Gjithçka normale. Është vera meloniane me pamje nga “tullat” (ndërtimi) shqiptar dhe mundësia, kush e di, për disa ditë relaksi në Sardenjë për të takuar Marina Berlusconin me këtë rast./ Alba Kepi

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.