E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet/ Publikohet fotoja e policit që qëlloi për vdekje xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit
Lajme

Detajet/ Publikohet fotoja e policit që qëlloi për vdekje xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit

Detaje nga vrasja gjatë dasmës në Ferizaj, publikohet fotoja e

Autori i krimit Festim Ramadani

Ndërkohë janë publikuar fotot e autorit të krimit, Festim Ramadani dhe viktimës, Sadri Sadriu.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në parkimin e një salle dasmash në Ferizaj të Kosovës. Një person i moshuar është vrarë me armë zjarri nga një punonjës policie.

Ndërkohë janë publikuar fotot e autorit të krimit, Festim Ramadani dhe viktimës, Sadri Sadriu.

Krimi ndodhi gjatë një dasme në fshatin Bibaj , ku polici qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij. Njëkohësisht mësohet se viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Detaje nga vrasja gjatë dasmës në Ferizaj, publikohet fotoja e

Viktima Sadri Sadriu

Ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së Sadri Sadriut jashtë restorantit ku po zhvillohej dasma.

Efektivi raportohet se ishte jashtë orarit zyrtar në momentin kur e kreu krimin dhe pas vrasjes është vetëdorëzuar në polici.

Autoritetet konfirmuan se viktima nuk ishte pjesë e dasmës që po zhvillohej. Prokuroria ka kërkuar si masë paraprake lënien 48 orë në burg të të arrestuarit derisa të sqarohen detajet e ngjarjes. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta.

Personi i ndaluar ngarkohet me veprën, bashkëkryerje në veprën penale vrasje e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.