Elson Reçi dyshohet se ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.
Merr fund qetësia për bosët shqiptarë të krimit të strehuar në Dubai. Emiratet ishin kthyer në një lloj parajse për ta, por duket se qetësia po merr fund, pasi numri i emrave që po tentohet të sillen në vendin tonë është shtuar.
Pas arrestimit të Durim Bamit dhe ekstradimit të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt, sot është ndaluar nga policia dubajane Elson Reçi.
Ai është arrestuar me qëllim ekstradim drejt vendit tonë sipas urdhrit ndërkombëtar të lëshuar nga policia shqiptare.
Elson Reçi dyshohet se ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi. Kastriot Reçi u vra në një atentat në Rrëshen në vitin 2020. Pas kësaj ngjarjeje, Elson Reçi u bë i dyshuari kryesor për organizimin e hakmarrjes ndaj Preng Gjinit, një krim që tronditi Tiranën në atë kohë.
Atentati ndaj Preng Gjinit
Hetimet e SPAK hodhën dritë edhe për një nga ngjarjet me tronditëse të regjistruara në kryeqytet, e cila për nga mënyra e realizimit u konsiderua si akt terrorist. Atë të ndodhur më 15 Shtator 2020, rreth orës 18.50, në vendin e quajtur ura e Nishrak-ut.
Ku shpërthimi i një sasie të konsiderueshme lënde eksplozive, të vendosur poshtë makinës ‘Mercedes Benz’ me të cilën ai lëvizte, la të plagosur rëndë shtetasin Preng Gjini.
Fisi Gjini i cili është në hasmëri prej vitesh me fisin Reçi, përplasje të cilat kanë sjellë për pasojë shumë të vrarë.
Ku një prej ngjarjeve më të rënda të shënuara në zemër të Rrëshenit është ekzekutimi mafioz i Kastriot Reçit, fillimin e janarin të vitit 2019.
Reçi, pronar i një televizioni lokal dhe i disa bizneseve, i cili u qëllua në një distancë të largët nga një snajperist me përvojë, që rezultoi se ishte veshur si grua, që të mos binte në sy.
5 vite më vonë, bisedat e zbërthyera në Sky ECC, zbulojnë se në lojë për të vrarë hasmin ishte futur Elson Reçi, nipi i Kastriot dhe Gasper Reçit edhe ky i ekzekutuar në Itali në 2017.
Elson Reçi që rezulton nga hetimet se kishte pajtuar vrasës me pagesë nga zona e Niklës, për të vrarë Preng Gjinin në shenjë hakmarrje.
Elson Reçi ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.
Ai fillimisht ka kontraktuar shtetasit Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi, ku ju ka siguruar këtyre të fundit automjetin të cilin do ta përdornin për realizimin e vrasjes.
Si edhe ka instaluar një pajisje GPS në makinën që Preng Gjini përdorte, të cilin do ta monitoronte nga telefoni Enver Diva.
Besian Xhixha dhe Enver Divsa, rezultojnë pjesë e grupit kriminal të Nuredin Dumanit, sot i penduar i drejtësisë.
Elson Reçi kontraktoi Arben Mërkurin, i njohur me nofkën ‘Maneci’ me qëllim që të vriste Gjinin.
‘Maneci’, i ekzekutuar në 2022, nis punën për të vëzhguar çdo lëvizje të hasmit të familjes Reçi.
Ai zbulon se Preng Gjini, kishte lidhur një aleancë me Aleksandër Laho i njohur si Rrumi, i cili i mbijetoi një atentati tek mbikalimi i Shkozetit, teksa udhëtonte me ish-prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj.
Elson Reçi informohet për këtë çështje nga ‘Maneci’, ndërsa vijonte përpjekjet për ta ekzekutuar Gjinin.
Nipi i Kastriot dhe Gasper Reçit, mëson se hasmi i tyre banon në zonën e Selitës/Kodra e Diellit, dhe ka ftuar edhe njëherë Besian Xhixhan, Enver Divan dhe Robert Laçin, që të marrin përsipër vrasjen.
Por këta të fundit kanë hequr dorë pasi sipas tyre në këtë zonë ata do ta kishin të vështirë të largoheshin pasi të kryenin vrasjen.
Këtu nis dhe bashkëpunimi i Elson Reçit me Fatmir Troplinin, i njohur si ‘Miri i Pojës’, djali i Xhevdet Troplinit.
Nga data 12-14 Gusht 2020, Elson Reçi ka kontaktuar Arben Mërkurin që t’i sigurojë ndonjë person që të kryejë vrasje kundrejt pagesës në qytetin e Tiranës.
Dhe për këtë fakt mësohet se Arben Mërkuri ka folur me Fatmir Troplinin.
Nuredin Dumani nuk ka dhënë një çmim në momentet e para, pasi kërkonte të dinte vendin se ku do të kryhej krimi dhe objektivi.
Nga shtetasi Fatmir Troplini është krijuar kontakti mes Arben Mërkurit dhe Nuredin Dumanit me qëllim ai të dërgonte lidhjen e Dumanit tek vendi ku ishte objektivi Preng Gjini.
Nuredin Dumani nuk ka pranuar të japë çmim për kryerjen e vrasjes pa parë vendin dhe pa njohur objektivin.
Arben Mërkuri ka informuar shtetasin Elson Reçi për negociatat që po kryen dhe Elsoni kërkon të mësojë çmimin që kërkojnë në këmbim të vrasjes, por njëkohësisht i kërkon që të mos t’i tregojë objektivin.
Më date 14 Gusht 2020 Nuredin Dumani kontakton me shtetasin Arben Mërkuri dhe nis një person për të shkuar për të parë vendin ku do të kryhet vrasja.
Më datë 11 Shtator 2020 në mbrëmje Elson Reçi komunikon me një lidhje të tij ende të pa identifikuar të cilit i tregon që ka bërë prova gjithë ditën, dhe se pulti i telekomandës punon perfekt dhe tani është në Tiranë për ta vendosur në makinën që përdor Preng Gjini.
Po në këtë datë dyshohet se Elson Reçi ka arritur ta vendos eksplozivin në makinën me targa AA903YG. Në ditët në vazhdim ai komunikon me Arben Mërkuri dhe i tregon që ka vendosur eksplozivin poshtë makinës së Preng Gjinit, dhe po pret që ai të hipi në makinë.
Më datë 15 Shtator 2020 Elson Reçi komunikon me lidhjet e tij i dëshpëruar pasi Preng Gjini nuk ka mbetur i vrarë.
Pasi nuk ishte ulur në krahun ku ishte vendosur lënda eksplozive por në vendin e shoferit.