E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E motra e tij përplasi makinën luksoze të Fatjon Dautit, thërret në ndihmë vëllanë e burrin
Lajme

E motra e tij përplasi makinën luksoze të Fatjon Dautit, thërret në ndihmë vëllanë e burrin

E motra e futbollistit të Laçit, Mario Bajramaj, u përfshi dje në një aksident në rrethrrotullimin e TEG në Tiranë, përplasje e cila më pas solli një përplasje të dhunshme mes 4 të rinjve.

Futbollisti Barjamaj 25 vjeç, është shpallur në kërkim, Fatjon Dauti 29 vjeç u arrestua në spital, ndërsa në kërkim është edhe kunati i futbollistit, Isuf Lika 24 vjeç, si edhe miku i Dautit, Adem Noreci, 29 vjeç.

‘Molla’ e sherrit pasditen e djeshme mes 4 të fortëve është bërë ky aksident i shkaktuar nga motra e Barjamajt. Ajo ka qenë duke lëvizur me makinë kur është përplasur me dy mjete të tjera, njëri po drejtohej nga një vajzë dhe mjeti tjetër që u përplas ishte një Audi A8 luksoz, me targa angleze, në pronësi të Fatjon Dauti.

Dinamika e ngjarjes merr tjetër rrjedhë, pasi fillimisht u raportua për një  aksident por burime sqarojnë që e motra e futbollistit ka përplasur edhe mjetin e Dautit.

Ky i fundit pas aksidentit ka debatuar me vajzën, edhe pse në fakt ishte një përplasje e lehtë dhe me dëme shumë të vogla materiale.

Pas debateve me Dautin, vajza ka thirrur në ndihmë vëllanë futbollist dhe bashkëshortin e saj Isuf Lika. Dauti ishte i shoqëruar nga një mik i tij, 29-vjeçari Adem Noreci dhe janë përplasur dhunshëm me futbollistin dhe kunatin e tij.

Sherri ka degraduar në dhunë fizike, ku djemtë kanë përdorur sende të forta. Me një shkop bejsbolli që kishin me vete, kanë qëlluar në xhamin e pasmë të audit luksoz të Dautit duke i shkaktuar dëme.

Nga përplasja, mbeti i plagosur mbeti Fatjon Dauti, i cili u arrestua në spital mbrëmjen e 22 gushtit, ditën kur ndodhi edhe sherri. Në vendngjarje është gjetur një armë, që sipas policisë i përkiste Dautit dhe mikut të tij.

Gjatë kontrollit fizik, Dautit i është gjetur edhe një sasi kanabisi dhe ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, sulmuesi i Laçit, kunati i tij dhe miku i Dautit, pas sherrit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashmë janë në kërkim nga policia.

Barjamaj luajti të hënën në fushë në përballjen Laçi-Tirana në javën e parë të Superligës. 26-vjeçari i rritur në akademinë e Partizanit, e ka nisur karrierën në futboll te ekipi i Bylis, pas 2 vitesh te Apolonia ndërsa këtë sezon i është bashkuar Laçit në Superligë ku luan rregullisht si titullar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.