“KURUM”i vë drynin uzinës, hedh në rrugë 500 punonjës
Kompania KURUM ka konfirmuar mbylljen e uzinës së Çelikut dhe Petëzimit në Elbasan, një lajm që ishte përfolur prej disa ditësh. Që nga 1 gushti, punonjësit e uzinës së Çelikut kanë marrë njoftimin për ndërprerjen e kontratave, ndërsa uzina e Petëzimit u mbyll më 20 gusht. Rreth 500 punonjës janë lënë pa punë pa asnjë paralajmërim. Kjo ndodh në kohën kur ka shpërthyer skandali i mbetjeve të rrezikshme, ku prokuroria po heton dërgimin e 800 ton mbetjeve nga KURUM në Filipine. Ndërkohë, anijet që transportuan mbetjet janë kthyer mbrapsht, dhe ngarkesat po dërgohen drejt Italisë. Skandali ngre dyshime për diçka më të madhe që mund të fshihet pas këtyre ngjarjeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



