U qëllua 4 herë me thikë, ndërron jetë 34-vjeçari pas konfliktit në Astir
Dy goditje me thikë në kraharor e dy në këmbë i kushtuan jetën një 34-vjeçari pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. Amarildo Hoxhallari, mbërriti në gjendje të rëndë në spital, ku gjeti vdekjen vetëm pak kohë më pas.
Ai u plagos në zonën e Astirit në kryeqytet, rreth orës 18:45. Autor i dyshuar është një 25-vjeçar. Darmend Keli, u arrestua nga policia e Tiranës pak kohë pas ngjarjes.
E teksa do të jenë hetime ato që pritet të zbardhin rrethanat e plota të vrasjes, dyshimet e para janë se Keli e goditi me thikë Hoxhallarin pasi ky i fundit i ngacmoi të dashurën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



