E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me Mbetjet e Rrezikshme – Kumbaro nën akuzë me shkresën  e firmosur për kompaninë “Sokolaj”
Lajme

Skandali me Mbetjet e Rrezikshme – Kumbaro nën akuzë me shkresën e firmosur për kompaninë “Sokolaj”

 

Pas zbulimit të një skandali të madh me mbetjet e rrezikshme të kthyer nga Tajlanda, qeveria shqiptare ka marrë një qëndrim të dyshimtë, duke ia hedhur përgjegjësinë kompanisë ‘Kurumi’. Ndërkohë, mediat dhe njerëz të afërt me qeverinë po përpiqen të largojnë fajin nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, konkretisht nga ministrja Mirela Kumbaro, e cila ka firmosur një dokument kritik që ka lejuar transportin e këtyre mbetjeve.

Në shkresën e prillit 2022, ekzaktësisht në datën 20, kompanisë ‘Sokolaj’ i është dhënë leja e transportit të mjeteve të rrezikshme dhe të parrezikshme.

Kjo shkresë që është dokument zyrtar i nivelit të klasifikuar, është firmosur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Gati për në SPAK/ Firma e Mirela Kumbaros për kompaninë

Dokumenti i firmosur nga Mirela Kumbaro

Dokumenti, i cili mban datën 20 prill 2022, u jep kompanisë ‘Sokolaj’ lejen për të transportuar mbetje të rrezikshme dhe të parrezikshme. Ky dokument, i klasifikuar si zyrtar dhe i një rëndësie të veçantë, është nënshkruar personalisht nga Kumbaro, duke ngritur pyetje mbi përgjegjësinë dhe kompetencën e saj në këtë çështje.

Në vende evropiane të zhvilluara, trajtimi dhe transporti i mbetjeve kryhet nga ente shtetërore me rregullore të rrepta dhe supervizim të shumëfishtë. Ndërsa në Shqipëri, ky aktivitet iu është besuar kompanive private, një praktikë që ka ngjallur debat për shkak të rrezikshmërisë së operacioneve të tilla.

Në vend që të merrte masa të menjëhershme pas shpalljes së mbetjeve si të rrezikshme nga Tajlanda, Kumbaro duhet të kishte pezulluar lejen e dhënë dhe të kërkonte ndjesë publike. Dorëheqja e saj do të ishte një veprim i duhur, duke u distancuar nga praktikat e dëmshme të dhënies së lejeve pa përgjegjësi. Por si gjithmonë, këto leje duket se janë dhënë me sekserë dhe tarifa të kripura, ku pas pagesës, askush nuk mban më përgjegjësi.

Në këtë skandal, personi i parë që duhet të japë llogari është vetë Mirela Kumbaro. Kjo çështje duhet të hetohet jo nga Prokuroria e Durrësit, por nga SPAK, për të nxjerrë në dritë të gjitha detajet dhe përgjegjësitë e mundshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.