E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukraina vë nën kontroll 100 vendbanime ruse, fiton territor nga inkursioni
Lajme

Ukraina vë nën kontroll 100 vendbanime ruse, fiton territor nga inkursioni

Ukraina ka njoftuar për vënien nën kontroll të 100 vendbanimeve ruse dhe 1,294 kilometra katrorë të territorit rus (500 milje katrorë).

Inkursioni në rajonin e Kurskut filloi tre javë më parë – ndërsa javën e kaluar, Presidenti Zelensky tha se Ukraina kontrollonte më shumë se 1250 km katror të territorit rus.

Komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi thotë gjithashtu se Ukraina ka kapur 594 ushtarë rusë.

Më herët, Rusia nisi një valë tjetër sulmesh në Ukrainë, me katër persona të vrarë, një ditë pas një prej sulmeve ajrore më të mëdha të luftës.

Mëngjesin e kësaj të marte, të paktën katër persona mbetën të vrarë në Ukrainë pas një valë tjetër sulmesh nga Rusia.

Shpërthime u raportuan në rajone anembanë vendit, duke përfshirë në Kiev dhe në Sumy./ BBC.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.