E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shqiptarët e Shqipërisë na kanë inat ne të Kosovës”, Stresi i përgjigjet Osman Azemit: Mos përdor mall të keq, eja këtej se e ke të pastër
Lajme

“Shqiptarët e Shqipërisë na kanë inat ne të Kosovës”, Stresi i përgjigjet Osman Azemit: Mos përdor mall të keq, eja këtej se e ke të pastër

Stresi ka reaguar ashpër ndaj aktorit të humorit Osman Azemi, pas deklaratës së tij në emisionin “Kosova Today”.

https://www.instagram.com/reel/C_NLSdhtrHM/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Osman Azemi u shpreh se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, pasi nuk kanë emra të shquar si: Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të tjerë.

Ai madje shtoi se inate të tilla mund të bëjnë atë që në të ardhmen ta kalojë kufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina, në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta dhe një ndër to ishte edhe reagimi i hapur i Stresit. Ai ka publikuar në Instagram një video të emisionit, duke shprehur indinjatën e tij ndaj Azemit përmes një mesazhi të gjatë dhe tejet të ashpër.

Në postimin e tij, Stresi shkruante: “Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të holla, shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes?”.

Më tej ai vazhdoi duke shtuar: “Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë, por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj. Por ti Osman kulugulu ta qi*ft Kosova, Rozhaja, Kukësi, Maqedonia nderin tond. Njerëz si ti që jan pagu me fol kshtu meritojn një cop mu*ti në gojë. Ti kur ke arrit me sha UÇK-në bashkë me ata tjerë të humorit mos pyt mo për ty. E ka fajin kokaina e flliqt se ti bashk me ata kolegët e tu pe din për kon e kom jeni tu kry mall të keq, qata noshta s’jeni mirë hajde ka Tirana po bjeri ka robve tu për me ardh e t’japim mall të pastër”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.