E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Vullnetit të “Big Market” mund t’i hiqet mandati
Lajme

Edhe Vullnetit të “Big Market” mund t’i hiqet mandati

Kuvendi ka caktuar datën 4 shtator për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të diskutuar mbi heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Pretendohet se Vullnet Sinaj, deputeti socialist i Vlorës, ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga Buxheti i Shtetit nëpërmjet 9 kompanive të tij, duke marrë një shumë totale prej mbi 36 MLN LEKËSH.

Përvetësimi bie në kundërshtim me nenin 70, pika 3, të Kushtetutës së Shqipërisë. Mbledhja do të drejtohet nga Spiropali, e cila do të shqyrtojë kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të kolegut të saj socialist.

Rama ia bëri të ditur gjatë Kongresit të PS në korrik 2024 Sinajt se nuk do të ishte më pjesë e listës së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, duke i njoftuar kështu datën e skadencës pa rinovim.

Duket se Sinajt do t’i hiqet mandati me ceremoni pa mundësi riciklimi. Deputeti ka përfituar para nga taksat e popullit nëpërmjet bizneseve të tij, duke i vjedhur 2-fish: Edhe duke u shitur produkte të skaduara e duke i ngrënë taksat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.