E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lihet në qeli 38-vjeçari, që vodhi 15 mijë euro në banesën e mjekut
Lajme

Lihet në qeli 38-vjeçari, që vodhi 15 mijë euro në banesën e mjekut

Vodhi 15 mijë euro në banesën e mjekut/ Lihet në qeli

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Olsi Bibollari, i cili akuzohet se vodhi 15 mijë euro në banesën e mjekut Eqerem Hasani, i cili është edhe shefi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Prokuroria ka kërkuar masë arresti për 30 ditë, e cila u pranua nga gjykata.

Para togave të zeza Bibollari ka mohuar akuzat.

“Nuk i kam vjedhur paratë, atë ditë kam qenë vërdallë, nuk më kujtohet”, mësohet të ketë thënë ai.

Policia njoftoi se shtëpinë e autorit, sekuestroi shuma parash të dyshuara nga ato që u vodhën në banesën e mjekut.  Po ashtu u sekuestrua një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë momentit kur ka hyrë për të vjedhur në shtëpinë e doktorit, ngjarje e ndodhur më 25 gusht.

Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Olsi Bibollari rezulton të jetë pronar i një restoranti dhe aksioner tek një lokal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.