U tha se e kishte ngacmuar Peza, reagon gazetarja Blerta Tafani: Nuk kam bërë kurrë një letër, s’është e imja!
Gazetarja dhe moderatorja e njohur e transmetuesit publik RTSH , Blerta Tafani ka reaguar në lidhje me letrën që pretendohet se ajo i ka dërguar Këshillit Drejtues të RTSH, për ngacmimet seksuale dhe dhunën psikologjike të drejtorit Alfred Peza.
Ky i fundit dha sot papritur dorëheqjen nga detyra, duke falenderuar stafin për bashkëpunimin, ndërkohë që muaj më radhë është akuzuar nga opozita për “pengmarrjen” e institucionit.
“Unë mohoj të flas për një letër që po qarkullon ngado, por nuk mban firmën time. Pra, besoj vetëkuptohet që unë nuk kam çfarë të komentoj”, është shprehur Blerta Tafani.
E pyetur nëse e mohonte autorësinë e letrës së bërë tashmë publike, ku pretendohet për veprime dhe sjellje të turpshme nga drejtori Alfred Peza, ajo përsëriti: Letra që ju thoni, nuk mban firmën time!
Gazetarja Blerta Tafani është shprehur se nga ana e saj nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor, pasi nuk ka asnjë një letër.
“Po, mohoj që të jetë bërë ndonjë kallëzim nga ana ime në Prokurori”, pohoi ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



