E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fitore  fantastike ndaj Ukrainës me përmbysje
Lajme

Fitore fantastike ndaj Ukrainës me përmbysje

Shqipëria tregon forcën në Pragë, kuqezinjtë mundin 1-2 Ukrainën në ndeshjen e parë të League B në Nations Nations. Një sukses me vlerë të madhe, e para fitore ndaj këtij rivali në histori.

Në pjesën e parë nuk munguan rastet, me të dyja skuadrat që patën mundësitë respektive për të zhbllokuar ndeshjen. Ekipi i Rebrov dërgoi tifozërinë ukrainase në festë në minutën e 49-të, teksa Konoplay dërgoi sferën pas shpinës së portierit Strakosha.

Të besuarit e Sylvinhos nuk u dorëzuan dhe ia dolën që të përmbysin shifrat. Ismajli bëri bomberin në minutën e 54-të, ndërsa Asani në të 66-të kompletoi përmbysjen. Deri në fundin e ndeshjes, skuadra jonë mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të marrë  kështu 3 pikë.

Shqipëria në ndeshjen e radhës do të luajë ndaj Gjeorgjisë, pas pak ditësh. Ukraina, do të sfidojë Çekinë

bandicam-2024-09-07-20-45-54-656-e1725734962633-665x351

Një start me rezultat pozitiv do të jetë shumë i rëndësishëm në një grup shumë të balancuar siç është ai ku gjenden kuqezinjtë dhe Silvinjo është treguar i kujdesshëm me rreshtimin e tij të parë për duelin në fjalë.

Ashtu siç pritej, ai ka luajtur me një skemë që e ka praktikuar edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë në Europian, ku Laçi luan në qendër të mesfushës dhe Bajrami në të majtën e sulmit. Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të jetë Ismajli-Kumbulla, të cilët zëvendësojnë të munguarit Gjimshiti—Ajeti, të cilët luajtën titullarë në sfidat e Europianit.

 UKRAINË-SHQIPËRI 1-2

50′ Konoplia / 54′ Ismajli, 66′ Asani

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.