E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja / Kanë fshehur 68 milionë Euro me shitjen fiktive të aksioneve të kompanisë  “Homeplan”
Lajme

Dosja / Kanë fshehur 68 milionë Euro me shitjen fiktive të aksioneve të kompanisë “Homeplan”

Kompania “Homeplan” u krijua 1 vit e gjysmë pasi Sali Berisha u dha tokën te kompleksi “Partizani” dhe u regjistrua në emër të Fatmir Bektashit, ndërsa në janar 2014, ai i shiti 60% aksione të Jamarbër Malltezit e Xhimi Begesë me vlerë 600 Euro, kur kapitali ishte 23.5 milionë Euro; por në muajin maj 2023, Xhimi Begeja u shiti 25% aksione për 250 Euro, kur ato vlenin 11.1 milionë Euro, ndërsa me rrugë bankare mori 500 mijë Euro…

Pasi Sali Berisha, vajza Argita, dhëndri, televizioni i të birit dhe deputetët b*thë lëpirës për të pasur emrin në listën e ‘2025, ulërinin se nuk kishte prova për aferën me ish-kompleksin “Partizani”, SPAK-u nxori 500 faqe prova zyrtare, bankare, pastrimi parash, pazare dhe kacafytje interesash brenda grupit “Berisha- Malltezi- Bektashi- Begeja”, siç ndodh në çdo bandë hajdutësh.

Sipas të dhënave hetimore, provat janë të mjaftueshme për të faktuar akuzën penale ndaj bashkëpunëtorëve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, si grup i strukturuar në skemën e grabitjes së ish-kompleksit “Partizani” dhe fshehjen e të ardhurave.

“Pamfleti” po publikon dokumente, që vërtetojnë mashtrime të tjera me vlerë 68 milionë Euro, që kanë bërë Fatmir Bektashi, Jamarbër Malltezi e Xhimi Begeja, me vlerat e shit-blerjes fiktive të aksioneve të kompanisë “Homeplan” investitore e kullave, duke bërë deklarime të rreme.

Kompania “Homeplan”, u krijua nga treshja Bektashi- Malltezi- Begeja, 18 muaj pasi Sali Berisha u dha tokën te kompleksi “Partizani” dhe morën firmat e gjithë trashëgimtarëve të ish-pronarëve.

Por kompania u regjistrua 100% në emër të Fatmir Bektashit, për të mos bërë publike, lidhjen në pazarin e kullave me familjen “Berisha” dhe për të shmangur akuzat për konflikt interesi të kryeministrit, që sipas dosjes së SPAK ka qenë pjesë kryesore e aferës.

Pronësia e kompanisë “Homeplan” vetëm në emër të Fatmir Bektashit, vazhdoi gjatë gjithë periudhës 5-vjeçare, që Sali Berisha e dhëndri Jamarbër Malltezi, “qepën” letrat e skemës për grabitjen e truallit të ish- kompleksit “Partizani” dhe miratimin e tij për shesh ndërtimi.

Ndërsa 4 muaj pasi Sali Berisha iku nga pushteti, konkretisht më 23 janar 2014, Jamarbër Malltezi dhe daja Xhimi (Begeja), dolën hapur si pronarë të 60% kapitaleve të kompanisë së kullave, duke i blerë nga Fatmir Bektashi me vlerë 600 Euro, kur kapitali i saj në atë kohë ishte 23.5 milionë Euro.

Për të lënë në harresë detyrimet tatimore, veprimet jashtë bankës dhe fshehjen e pronësisë së Jamarbër Malltezit e dajës Xhimi Begeja, shitësi e administratori i kompanisë “Homeplan”, kontratën e shitjes së 60% aksione te ata, e deklaroi 5 vite më vonese në QKB, konkretisht  më 27 dhjetor 2018.

Por në datën 19 maj 2023, ortaku Xhimi Begeja, shiti 25% të aksioneve të tij me këto ndarje e vlera: 15% ia shiti Fatmir Bektashit për 150 Euro, ndërsa 10% ia shiti Jamarbër Malltezit për 100 Euro; në total 250 Euro, kur kapitali i kompanisë së kullave në atë kohë, ishte 44.4 milionë Euro, ose 11.1 milionë Euro pjesa takuese e dajës ortak Xhimi Begeja.

Por mashtrimi me vlerën e shitjes në total, ka vazhduar në datën 3 korrik 2023, me marifetin e shlyerjes së shumës, që Malltezi e Bektashi i kanë bërë ortakut Xhimi Begeja te “Union Bank”, duke i dhënë jo 250 Euro siç ishe në kontratë, por 500 mijë Euro, si pagesë e brendshme, për të shmangur taksat në shtet./Pamfleti

Fatmir Bektashi, Jamarbër Malltezi e daja Xhimi (Begeja) kanë fshehur

Fatmir Bektashi, Jamarbër Malltezi e daja Xhimi (Begeja) kanë fshehur

Fatmir Bektashi, Jamarbër Malltezi e daja Xhimi (Begeja) kanë fshehur

Fatmir Bektashi, Jamarbër Malltezi e daja Xhimi (Begeja) kanë fshehur

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.