E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Klodian Rrjepaj  ish-zv.ministri shkon në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi
Lajme

FOTO/ Klodian Rrjepaj ish-zv.ministri shkon në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi

Me pranga në duar, ish- zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj ka dalë nga qelia për të dëshmuar sot në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

“Kam ardhur këtu me avokatin tim, Dritan Amitaj”, tha Rjepaj në Komision.

Prokuroria e Posaçme dha leje që Repaj të lërë qelinë e paraburgimit dhe të paraqitet fizikisht në komision.

Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët.

Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.