E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A është Gentjan Shehaj  kandidati i preferuar si drejtor i ri i Policisë së Shtetit?
Lajme

A është Gentjan Shehaj kandidati i preferuar si drejtor i ri i Policisë së Shtetit?

Konkursi për zgjedhjen e kreut të ri të Policisë së Shtetit është përfolur si një proces formal, ndërsa vendimi mund të jetë marrë paraprakisht. Sipas burimeve konfidenciale, kandidati kryesor është Gentjan Shehaj, i cili është në mesin e 15 emrave të interesuar. Procesi i përzgjedhjes drejtohet nga një komision me anëtarë të emëruar nga politika, duke ngritur dyshime për ndërhyrje politike.

Ndërkohë, në media janë përfolur edhe emrat e Ardian Çipës dhe Ilir Prodës, megjithëse lidhjet e Çipës me biznesmenin Aqif Rakipi dhe akuzat ndaj Prodës për bashkëpunim me krimin e organizuar mund të ndikojnë negativisht në zgjedhjen e tyre. Pëllumb Seferi,  Altin Mena  dhe Skender Hita, u përfolën gjithashtu si kandidatura të forta.

Emrat  që konkurojnë

Adriatik Tafçiu
Altin Mena
Ardian Çipa
Gentjan Shehaj
Hajrulla Xhivini
Ibrahim Disha
Idajet Faskaj
Ilir Proda
Lutfi Minxhozi
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Sami Rasha
Shemsi Prençi
Skënder Hita

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.