E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuçiç krenohet me ushtrinë: Jemi të parët ose të dytët ushtarakisht në Europë!
Lajme

Vuçiç krenohet me ushtrinë: Jemi të parët ose të dytët ushtarakisht në Europë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar se ushtria serbe është ndër më të fortat, ndoshta e para apo e dyta në Europë, duke u mburrur me numrin e madh të tankeve, radarëve dhe raketave.

Në aeroportin ushtarak “Kolonel-Pilot Milenko Pavloviq” janë ekspozuar një sërë armatimesh dhe pajisjesh ushtarake moderne.

“Për sa i përket numrit të tankeve operative dhe operacionale, jemi të parët ose të dytët në Europë. Unë njoh 15 vende që kanë aq tanke sa ne. Unë isha këtu në vitin 2013 dhe as që mund ta ëndërronim këtë. Askush nuk e tregoi HQ-17, ne kemi radarë të rinj… 50% e vendit të prodhimit është Serbia dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Evropë në raport me numrin e banorëve”, tha Vuçiç në Batajnicë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.