E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi lejoi ndërtuesit të shesin në të zezë, Rama “bën cubin” me pagat në dorë
Lajme

Pasi lejoi ndërtuesit të shesin në të zezë, Rama “bën cubin” me pagat në dorë

Edi Rama u shpreh kategorikisht kundër pagesës së pagave në dorë ditën e sotme, duke e cilësuar si të papranueshme dhe duke paralajmëruar masa të forta ndaj bizneseve që përdorin këtë praktikë. Gjatë një turi në shkollat profesionale, ku ai foli për orientimin e të rinjve drejt një tregu pune të garantuar, Rama u ndal edhe tek reforma e sigurimeve shoqërore dhe lufta ndaj informalitetit.

Megjithatë, ndonëse Rama shfaqet “i ashpër” ndaj pagave në dorë, në fakt kjo është një hipokrizi e pastër. Rama ka lejuar dhe lejon prej vitesh ndërtuesit të shesin apartamentet e tyre “në të zezë,” duke deklaruar vlera e çmime më të ulëta në kontratë, por duke marrë pjesën e padeklaruar në mënyrë informale në dorë. Ndërsa sot për propagandë, kryeministri duket se po bën “cubin” me pagat e punonjësve të deklaruara në dorë.

Kritikët vënë theksin në faktin se Rama toleron një evazion fiskal madhor në sektorin e ndërtimit, ku jo vetëm apartamentet shiten me çmime më të larta nën dorë sesa ato që deklarohen zyrtarisht, por edhe ku zbatohen lloj-lloj skemash të pastrimit të parave të zeza. Nga njëra anë, qeveria mbyll sytë përballë këtyre transaksioneve të errëta, ndërsa nga ana tjetër bën sikur lufton evazionin përmes punëdhënësve që paguajnë punonjësit në dorë.

Rama ka bërë thirrje që bizneset të bashkëpunojnë për të zhdukur praktikat informale, duke theksuar se reformat e ndërmarra synojnë të garantojnë një treg të pastër dhe të drejtë për të gjithë. Por, me skandalet e vazhdueshme që lidhen me sektorin e ndërtimit, shumë qytetarë ndihen të zhgënjyer, duke e parë këtë luftë kundër informalitetit si një përpjekje gjysmake, që godet më shumë hallkat e vogla të ekonomisë dhe lë të paprekur ato të mëdhatë./joq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.