E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fero fiton kujdestarinë e vajzës së tij për një vit
Lajme

Fero fiton kujdestarinë e vajzës së tij për një vit

Reperi Feronit Shabani, i njohur si “Fero”, ka fituar kujdestarinë e vajzës për një periudhë prej 12 muajsh, bazuar në vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit për urdhër-mbrojtje emergjente.

Fero konfirmoi personalisht lajmin gjatë një interviste, duke treguar se kishte në dorë edhe dokumentin zyrtar që e vërtetonte këtë.

“Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësinë dhe korrektësinë e treguar. Po, vajza më është besuar mua për një vit,” deklaroi ish-reperi.

Sipas vendimit gjyqësor, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, ndërsa fundjavën do ta kalojë me nënën e saj, Arbenita Ismajli. Pas marrjes së vendimit, Fero publikoi një video ku shfaqet i lumtur pranë vajzës së tij, Ninës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.