E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skuadra që shpëton jetë, 11 djemtë e Shkodrës që sfiduan përmbytjet
Lajme

Skuadra që shpëton jetë, 11 djemtë e Shkodrës që sfiduan përmbytjet

11 anëtarët e grupit të kërkim-shpëtimit të Policisë së Shkodrës janë një nga ekipet më të specializuara për të përballuar rastet e emergjencave natyrore, kryesisht nga përmbytjet.

Ata janë anëtarë të forcës së ndërhyrjes së shpejtë të stacionuar në Shkodër. Dy javë më parë ishin në aksionet e kërkim-shpëtimit në zonat e përmbytura nga Vjosa në Fier dhe Vlorë. Kur nuk ka përmbytje, ekipi i trajnuar nga Bashkimi Europian stërvitet ose angazhohet në aksione edhe jashtë vendit.

Kamera e Top Channel ka ndjekur nga afër një ditë stërvitje të këtij grupi, në kushte reale në ujrat e ftohta dhe të vrullshme të lumit Drin në këto ditë dhjetori. Dhe ajo që ato demonstrojnë, thjesht të lë pa fjalë.

Ardian Zhuraj, komandant i grupit, thotë: “Këto janë operacione të vështirësisë së lartë, pasi janë ujra të rrëmbyeshëm. Personi që shpëton duhet të ketë kapacitete të larta fizike”.

Përveç sinkronizimit të veprimeve mes anëtarëve të grupit, duhet një sinkronizim edhe me mjetet që disponojnë. Guximi dhe përgatitja fizike nuk lënë vend për koment, por çfarë ndjejnë këta djem fjalëpak pas çdo operacioni që shpëtojnë jetë.

Shpëtuesi Alfons Gjergji shprehet: “Ndjejmë krenari dhe gëzim që i japim popullsisë ndihmën e duhur”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.