Artan Hoxha: A hyn dot SPAK në shtetin e Baba Mondit?
Çfarë ndodh me juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme!
Ideja e hedhur nga Edi Rama në OKB për të krijuar shtetin e bektashinjve, ka prodhuar debate të forta ditët e fundit.
Artan Hoxha ka shpjeguar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ç’ndodh me juridiksionin e SPAK nëse krijohet ky shtet. Gazetari tha se shteti do të ketë rregullat e veta ndaj SPAK nuk mund të ndërhyjë atje.
Pjesë nga intervista:
Ylli Rakipi: Po SPAK-u a hyn atje dot, në shtetin e ri bektashi?
Artan Hoxha: Nëse bëhet shtet, do të ketë rrergullat e veta. Ti mendon që ata që do vjedhin te shteti i Bajramit, do të fshihen te shteti i baba Edit ? Nuk është kështu.
Kryeministri na ka vënë para një fakti të kryer dhe e ka bërë në OKB. Gjithë kjo gjë dhe mungesa e transparencës… Baballarët i kemi kontaktuar dhe nuk e dinin. Ata kanë atdheun të parin, nuk kanë kërkuar atdhe të dytë.
Gazetari Artan Hoxha ka folur për shtetin e ri bektashi që ka propozuar Edi Rama.
Kjo nismë nuk ka lidhje me bektashinjtë dhe se është ide e Edi Ramës. Madje ai shtoi se është ide e një personi që qëndron mbi Edi Ramën.
“Kjo nuk është një nismë e bektashinjve. Bektashinjtë kanë ndihmuar për formimin e shtetit shqiptar dhe janë në shtetin e tyre. Këtë gjënë tjetër, e ka kërkuar Rama dhe dikush tjetër pas Ramës.
Ky nuk është shteti i baba Mondit, por shteti i Baba Edit!
Të presim të vijë kryeministri këtu dhe do ta marrim vesh hap pas hapi. Nuk duhen stigmatizuar bektashinjtë me këtë histori, kjo është histori e Baba Edit.
Unë i përkas atij besimi. Në Greqi teqeja ka 3 mijë hektarë dhe shteti grek nuk e njeh atë pronë”, tha Hoxha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



