Dy Tutoret ruse dhe ukrainase menaxhonin 11 prostituta në Tiranë
Në operacionin për goditjen e prostitucionit të paligjshëm, të quajtur “Escort” janë arrestuar dy menaxhere të rrjetit, një ruse dhe një ukrainase.
Anna Tkachenko dhe Elena Maslova grumbullonin paratë nga 11 prostituta që operonin në Tiranë. Këto të fundit janë vënë në pranga për veprat penale “prostitucioni”, “shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “mbajtja e ambienteve për prostitucion” ndërsa 11 prostitutat e huaja janë proceduar penalisht për ushtrim prostitucioni.
Tutoret janë kapur në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri” në kryeqytet, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.
Tutoret menaxhonin faqen “Escort Tirana” ku rekrutonin klientë për prostitutat. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim organizatorët që qëndronin në prapavijë dhe përfitonin nga aktiviteti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



