E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Rama nëse do fliste në OKB për Kosovën, do bënte 1 mijë herë më shumë për vendin, se sa foli për shtetin e Baba Mondit
Politikë

Manjani: Rama nëse do fliste në OKB për Kosovën, do bënte 1 mijë herë më shumë për vendin, se sa foli për shtetin e Baba Mondit

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për nismën e Ramës për të krijuar shtetin Bektashi brenda Tiranës.

I ftuar në emisionin “A Show”, Manjani tha se Rama nuk po bën dot shtetin e madh për të cilin paguhet dhe jo më një tjetër.

Sipas Manjanit të gjithë zhurmën Rama po e bën për vëmendje.

“Ky s’bën shtetin që paguhet për atë punë. Ky gjymerti i madh që s’di të bëjë shtetin e madh, qenka duke bërë këtë tjetrin. Ky është karagjozllik i madh. Nuk ka qenë në genin tonë për të bërë luftë për fenë.

Po e marrim të mirëqenë të krijohet shteti brenda shtetit në Shkozë.  Rama shkon në OKB dhe thotë do bëj shtetin e Baba Mondit. Nuk e meritojmë këtë gjë.

Të shkosh të thuash do bëj shtet brenda shtetit në Shkozë. Sikur Shqipëria nuk ka asnjë problem tjetër. Është në stilin e Edi Ramës të marrë vëmendjen. Nuk jeton dot pa vëmendje”, u shpreh Manjani

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.