E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Habit gazetarja Klodiana Lala: Rama ka takuar 3 nga 5 kandidatët për drejtor të Policisë së Shtetit, njëri nuk pranoi sepse….
Lajme

Habit gazetarja Klodiana Lala: Rama ka takuar 3 nga 5 kandidatët për drejtor të Policisë së Shtetit, njëri nuk pranoi sepse….

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa ka folur për zgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.

Lala tha në emisionin e Alba Alishanit se kryeministri Edi Rama ka takuar 3 nga 5 kandidatët që kaluan fazat me pikët maksimale.

Ajo deklaroi se njëri prej tyre i ka lënë të kuptojë se nuk kishte pranuar propozimet e kreut të qeverisë.

“Nga 5 emrat që janë dërguar në tryezën e kryeministrit, 3 prej tyre zoti Rama i ka takuar dhe unë kam prova për këtë. Çka do të thotë që mesa unë kam kuptuar kryeministri e ka pasur edhe si preferencë personale zotin Proda sepse mendoj të paktën me njërin nga të tre që kryeministri ka takuar unë kam arritur të kem kontakt.
Më la të nënkuptoja që nga mënyra se si ishte zhvilluar biseda, personi në fjalë nuk kishte marrë përsipër atë shërbimin që do duhej t’i bënte mazhorancës.

Ky është skandal, të kem një foto i bie që kryeministri të mos jetë nesër në detyrë, por ne jemi vend çudirash. Unë informacionin e kam të konfirmuar dhe pres kryeministrin të më çojë në gjyq nesër”, theksoi gazetarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.