E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berat Buzhala, bashkohet në biznes me Gaz Demin  dhe Olsi Ramën
Lajme

Berat Buzhala, bashkohet në biznes me Gaz Demin dhe Olsi Ramën

Sipas informacionit, Berat Buzhala përfaqëson bizneset e ndërtimit  të Gaz Demit e Olsi Ramës në Kosovë, por dhe “ca punë” të tjera nga ata që këta bëjnë në Shqipëri, me të fortët e paprekshëm nga policia, tatimet, doganat e të pa raportuar nga SHISH-i i “çikës” së Hashimit…

Pas Baton Haxhiut të UDB-së, miellit serb, PPP Dializës te Spitali Amerikan e PPP landfillit të Tiranës, një “ushtar” tjetër i Hashim Thaçit, i është bashkuar klanit të kryeministrit Edi Rama në linjën ekonomike, krahas linjës propagandistike në Shqipëri e Kosovë.

Është analisti Berat Buzhala, që në Kosovë thirret me nofkën “Kanalisti”, ndërsa në Shqipëri është futur në ekipin drejtues të bizneseve të Olsi Ramës e Gaz Demit, të cilat operojnë në fushën e futbollit, hotelerisë, lojërave të fatit e ndërtimit.

Në datën 1 mars 2022, Berat Buzhala është emëruar anëtar Bordi i kompanisë private  “Partizani Sh.A”, me propozim të drejtorit Olsi Rama e miratim të pronarit Gazmend Demi, post të cilin vazhdon ta mbajë, por “de facto” kryen detyrën si kryetar bordi.

Berati i Hashimit, bashkohet në biznes me Gazin dhe Olsin e Edi Ramës

Në këtë kompani me Gazmend Demin e Olsi Ramën, “ushtari” i Hashimit nuk bën analiza për ndeshjet e ekipit “Partizani”, por bashkë me 4 anëtarët e bordit, që janë familjarët e Gazmend Demit, kryen vetëm një detyrë.

Berat Buxhala, miraton verbalisht bilancet financiare për të ardhurat, shpenzimet, fitimet e humbjet vjetore, siç i hartojnë Gazmend Demi, Olsi Rama e eksperti Halim Bakalli dhe i paraqet në tatime, por dhe atje pranohen e arkivohen verbalisht pa verifikime, për shkak të lidhjeve me Bablokun.

Prej vitit 2022, kur në bordin e kompanisë “Partizani Sh.A” është futur Berat Buzhala, bilancet e miratuara prej tij e familjarëve të Gazmend Demit, kanë dalë me humbje 2.5 milionë Euro, por ai vetëm miraton shifrat.

Sipas informacionit, Berat Buzhala përfaqëson bizneset e ndërtimit  të Gaz Demit e Olsi Ramës në Kosovë, por dhe “ca punë” të tjera nga ata që këta bëjnë në Shqipëri, me të fortët e paprekshëm nga policia, tatimet, doganat e të pa raportuar nga SHISH-i i “çikës” së Hashimit.

Kujtojmë, që 6 muaj pas emërimit në bordin e kompanisë “Partizani Sh.A”, konkretisht më 22 shtator 2022, Berat Buzhala hapi portalin “Nacional” me adresë në rruga “Dora D’Istria” në Tiranë, pranë bar-kafes së Gazmend Demit te zona e librit Universitar në Tiranë, por nuk ka dorëzuar asnjë bilanc në tatime./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.