Edi Rama operohet nga kirurgu i pandehur Arben Gjata
Kryeministri Edi Rama iu nënshtrua dje një ndërhyrjeje kirurgjikale për hernien inguinale, operacion i kryer nga kirurgu Arben Gjata, ish-rektori i Universitetit Mjekësor të Tiranës. Sipas informacioneve nga QSUT gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e stabilizuar dhe sot do të largohet nga spitali.

Kjo nuk është hera e parë që Rama zgjedh kirurgun Gjata, pasi ky i fundit e operoi edhe për apendicitin, duke treguar se është mjeku i tij i preferuar dhe personi në të cilin ai beson për shëndetin e tij.
Megjithatë, fakti që ky kirurg është i pandehur në një dosje hetimore të SPAK për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve në lidhje me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ngre pikëpyetje për lidhjet personale të kryeministrit me individë të përfshirë në skandale të rënda. Gjata është pjesë e grupit “Beqja-Rrjepaj-Rrapaj”, të akuzuar për kosto fiktive në këtë koncesion.
Ky nuk është një rast i izoluar. Kryeministri Rama duket se ka rrethuar veten me njerëz të zhytur në afera korruptive, duke përfshirë edhe vëllain e tij, Olsi Rama, dhe të afërmit e tij, të cilët janë emëruar në poste të larta ose përfshirë në marrëveshje të dyshimta. Ndërkohë, një ditë para operacionit, Rama firmosi emërimin e Ilir Prodës si Drejtor Policie, pavarësisht se Proda është nën hetim për dekonspirimin e aksioneve policore dhe lidhjet me bandat kriminale.
Duke marrë parasysh situatën, lind nevoja që SPAK dhe kreu i tij, Altin Dumani, të tregojnë kujdes të veçantë për hetimin e Arben Gjatës dhe të mos e transferojnë çështjen te Ilir Beqja derisa Rama të ketë përfunduar edhe dy operacionet e tjera që mund të ketë nevojë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



