E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Viktima e strehonte prej një viti në shtëpi, ky është 42-vjeçari që goditi për vdekje shokun e tij në Sarandë Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.10.2024, 22:28
Lajme

Viktima e strehonte prej një viti në shtëpi, ky është 42-vjeçari që goditi për vdekje shokun e tij në Sarandë Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.10.2024, 22:28

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku pas një sherri për motive të dobëta 42-vjeçari Admir Beqiri goditi për vdekje me shishe qelqi shokun e tij, 65-vjeçarin Gëzim Bizoni.

Njoftimi i policisë:

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Admir Beqiri, rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) shtetasin Gëzim Bizioni rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e

Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.