Sarandë/ Detaje nga vrasja e 65-vjeçarit në oborrin e banesës nga shoku i tij!
Goditja me shishe në kokë i dëmtoi trurin
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 65-vjeçarit Gëzim Bizoni, që u godit me shishe qelqi në kokë nga shoku i tij, 42-vjeçari Admir Beqiri, me të cilin jetonte në një banesën prej gati 1 viti.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjashtë të Sarandës në oborrin e shtëpisë së viktimës.
Sipas mjekut ligjor viktima është dërguar ditën e sotme në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Raportohet se goditja në kokë ka qenë aq e fortë, saqë 65-vjeçarit iu është dëmtuar edhe truri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



