Arlinda Pogaj e OPB po firmos miliona tendera të dyshimtë

“Skualifikim i të gjithë operatorëve pjesëmarrës përveç fituesit”, kjo është metoda e zhvillimit të tenderave nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP). Kështu punohet më lehtë nga administratorja Arlinda Pogaj që kryen porositë e ministrit Blendi Gonxhe.

Këtë herë OBP do të blejë detergjente për spitalin QSUT. Më datë 4 korrik 2024, administratorja ka urdhëruar hapjen e tenderit me objekt “Blerje Detergjent për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që ka si fond limit 190 milionë lekë.

Gara ka qëndruar e hapur për një muaj dhe kanë dorëzuar oferta 9 kompani, të gjitha të njohura nëpër tenderat e spitaleve dhe bashkive. Epo nuk mund të mungonin në këtë tender kur duket hapur se përfitimi do të jetë i madh. Janë 190 milionë lekë për të furnizuar ilaç pllakash dhe sapun duarsh.

Gjithsesi 8 prej tyre kanë shërbyer vetëm sa për fasadën e tenderit, pasi komisioni i Gonxhes e kishte paravendosur fituesin.

Sikur shohim edhe në dokument, 5 prej firmave janë skualifikuar automatikisht me arsyer se nuk kanë dorëzuar dokumentin se kanë bërë furnizime të ngjashme më parë (edhe pse me disa prej tyre Gonxhe ka bashkëpunuar vetë më parë). Ndërsa për 3 të tjerat nuk është dhënë asnjë arsyetim.

Në fazën e fundit rezultonte e vlefshme vetëm oferta e firmës EURO MEGA 2010”, e cila është favorizuar vazhdimisht në tenderët e bashkive. Kompania kishte një ofertë rreth 153 milionë le, me të cilën mori kontratën si fituese.

Kontrata u mbajt larg syve të publikut deri më datë 3 shtator 2024, por nuk i shpëtoi shqyrtimit të Open Data Albania që i ka ngritur “Flamurin e Kuq”, që tregon riskun e korrupsionit.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara zotërohet 100 për qind nga Ministria e Ekonomisë si dhe menaxhohet nga ish-pjesëtarë të stafeve të ministrit Blendi Gonxhja.

Administratore e OPB-së është Arlinda Pogaj. Më parë Poga ka mbajtur postin e juristes në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, kur drejtor i ishte Gonxhe. Ndërsa në Këshillin Mbikëqyrës janë emëruar: Sokol Ismaili, Sokol Bardhi, Lira Pipa, Alketa Përnaska, Edmond Ahmeti dhe Elinda Pupla. Pjesa dërrmuese e anëtarëve të këshillit po ashtu vijnë nga DPSHTRR.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara është praktikisht autoriteti kontraktor më i madh në Shqipëri. Sipas ligjit, kjo shoqëri kryen me detyrim të gjithë tenderat për blerjen e automjeteve, kancelarive, uniformave, sigurimet, ushqimet e kështu më radhë në institucionet buxhetore.

Një bos i njohur droge dhe prostitucioni në Itali, i dënuar me 11 vite burg, kryeson listën e kompanive sa i takon tenderave me vlerën më të madhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj.

Bëhet fjalë për Lefter Lamajn, një personazh i dënuar me 11 vite burg për aktivitet kriminal në Itali, i cili qëndron pas kompanisë Dejvis shpk (me nipt K31420012M, me objekt në fushën e lavaderisë, kompani të cilën e ka kaluar në emrin në emrin e bashkëshortes së tij pa letra, Kristinka Leka.

Kompania Devis shpk, me emër të ndryshuar në Abi’s, ka marrë 28 tendera me vlerë 26 milionë euro në shëndetësi, duke monopolizuar shërbimin e lavanderisë.

Kompania e bosit të prostitucionit ka lënë pas kompani të tjera si Biometric Albania, GTS shpk, OES Distrimed, Megapharma, Pegasus, Euromed, Montal etj., për paratë publike që kanë kaluar në llogaritë e saj.

Pas një pauze në tendera, në 22 gusht 2024, Lefter Lamaj ka ndryshuar emerin e kompanisë nga Devis shpk në Abi’s shpk.

Në 17 shtator 2024, kompania me emër të ndryshuar ka fituar tenderin e radhës me vlerë 2.2 milionë euro për kryerjen e shërbimit të lavanderisë për një periudhë 36 mujore në Spitalin Universitar te Traumës.

Tenderi i dyshimtë është organizuar Operatori i Blerjeve të Përqendruara që ka zëvëndësuar Agjencinë Blerjeve të Përqëndruara, një agjenci e cila ka qenë shpesh objek goditje nga SPAK për afera korruptive.

Arlinda Pogaj po firmos tendera edhe për kompaninë M.C.CATERING të Njazi Prençit, i dënuar për korrupsion me tendera dhe i skeduar për pastrim parash.

Njazi Premçi, i ushqimeve skarco, e ka kaluar kompaninë formalisht në emrin e të birit, Gentjan Prençi.

Arlinda Pogaj ka firmosur tendera me flamur të kuq për kompaninë Nelsa të Nexhmi Ballës, i dënuar me disa vite burg për korrupsion me tenderat. Balla e ka kaluar formalisht kompaninë në emrin e Elsa Kamberit.

Drejtoresha e Operratorit të Blerjeve të Përqëndruara Arlinda Pogaj një tender 1 milionë euro e ka firmosur për kompaninë falsifikimeve dhe kontrabandës së ilaçeve, Farma Net Albania.

Pronari Farma Net Albania është Sokol Topçiu, i arrestuar për kontrabandë ilaçesh.

Sokol Topçiu, një nga përfituesit e parave publike në shëndetësi, u arrestua me urdhër të Prokurorisë në tetor të vitit 2021, si pjesë e një grupi të organizuar me natyrë kriminale, i cili kishte ngritur një skemë për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë së COVID.

Krahas hetimit të Prokurorisë së Tiranës, ‘Farma Net Albania’ është hetuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, gjatë vitit 2021, për pazare dhe marrëveshje të ndaluara me oligarkët e tjetër të shëndetësisë, me qëllim për të fiksuar çmimet për barnat dhe produktet paramjekësore.

Një tjetër tender, Arlinda Pogaj e ka firmosur për kompaninë MEKTRIN MOTORS të Edmond Shahinit, i lakuar për aktivitet të dyshimtë në Itali gjatë viteve 2005-2010.

Janë investime me vlerë dhjetëra milionë euro, ndërsa kapitali fillestar i kompanive është i papërfillshëm, një simptomë e zakonshme kjo e pastrimit të dyshuar të parave.

Manovra e Lefter Lamajt

Ligji ndalon rreptësisht që të skeduarit dhe të dënuarit si bosë droge dhe krimi të marrin pjesë në tendera, ankande publike dhe në çdo proces për të përfituar para apo pasuri publike. Por, Lefter Lamaj ka bërë disa lëvizje, për t’i shpëtuar konfliktit të drejtëpërdrejtë me ligjin dhe për të kamufluar pastrimin e parave të pista.

Lamaj kaloi kompaninë ‘Devis’ shpk në emër të gruas së tij (jo me letra) Kristinka Leka, duke i shitur alsionet për gjoja 80 milionë lekë.

Pas aktivitetit kriminal si një nga shefat e drogës dhe prostitucionit në Itali, Lefter Lamaj, në vitin 2004, themeloi kompaninë ‘Devis’, me objekt shërbim lavanderie dhe pastrim kimik. Pas identifikimit si bos droge në Itali, Lamaj, në janar të vitit 2008, ia kaloi kompaninë gruas së tij, Kristina Leka. Sipas kontratës, Leka do ia jepte 80 milonë lekë Lamajt jashtë zyrës noteriale.

Në vitin 2017, Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë arrestuan Lefterin me qëllim për ta ekstraduar në Itali, pasi ishte dënuar me 11 vite burg për trafik droge dhe prostitucion.

Sipas mediave italiane, “Lefter Lamaj, është shefi i padiskutueshëm i grupit të prostitucionit në Piacenza midis viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000″.

Gjatë këtyre viteve është shënuar edhe një “luftë” e fortë midis bandave në këtë vend, të cilat kanë kryer shumë krime të rënda gjatë kohës që kontrollonin aktivitetin kriminal të prostitucionit në Piacenza, një ndër krimet që kujtojnë mediat italiane, dhe që ka lënë gjurmë në memorie, është vrasja e amerikano jugores, Betty Ponce Ramirez, njëzetvjeçares që sipas mediave italiane kishte lidhje me Lefter Lamajn.

Edhe pas arrestimit, Lamaj vijonte të merrte tendera në shëndetësi nga Ilir Beqja dhe më pas Ogeta Manastirliu, përmes kompanisë ‘Devis’, kamufluar në emrin e gruas.

Pas arrestimit, Lefter Lamaj nuk u ekstradua, por iu konvertua dënimi. Ai u dënua në Shqipëri me 5 vite burg nga 11 që ishte dënuar në Itali dhe shumë shpejt la qelinë. Sot Lefter Lamaj ka përzier paratë e krimit me paratë e tenderave që ka marrë dhe po merr nga ministrat dhe drejtorët e Edi Ramës.

Ai përdor si maskë Kristinka Lekën për pastrimin e parave të drogës dhe prostitucionit me tendera, por kjo manovër nuk e ndalon SPAK që të godasë lidhjet kriminale mes Lamajt dhe kupolës së shëndetësisë, pasi ligji parashikon të gjitha format e kamuflimit të pastrimit të parave, përfshirë edhe përdorimin e bashkëjetueseve, të afërmve, të besuarve etj.

Publikuar nga Publik Media