E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A mban ndopak përgjegjësi kryeministri Rama për  ish-deputetin Jurgis Cyrbja?
Lajme

A mban ndopak përgjegjësi kryeministri Rama për ish-deputetin Jurgis Cyrbja?

 

Sot që  Jurgis Cyrbja, ish-deputeti socialist dhe drejtuesi i mëparshëm i Hipotekës së Durrësit, u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre, pyetja që duhet ngritur është: a duhet të mbajë përgjegjësi kryeministri Edi Rama për këtë skandal?

Cyrbja, i cili hyri në parlament nën siglën e Partisë Socialiste në 2017, është akuzuar për katër praktika pronash të firmosura në 2016, ndërkohë që drejtonte Hipotekën e Durrësit. Megjithëse hetimi nisi pas kallëzimit të Partisë Demokratike, ky rast reflekton thellësinë e problemeve me drejtimin politik dhe moral të deputetëve të PS-së.

Por çfarë ndodh kur jo vetëm Lefter Koka por edhe Cyrbja me shokë  që u  zgjedhon si përfaqësues në parlament, me mbështetje të fortë nga lidershipi i partisë, rezultojnë të përfshirë në abuzime të tilla dhe të lidhura me banditë për të mbledhur vota ? Rama, i cili ka qenë edhe në listën e  deputetëve të Durrësit dhe ka drejtuar çdo detaj të emërimeve të tij, duhet të paktën të kërkoj falje publike në platformën “X” apo në FB  mbi përgjegjësinë që i takon.

Për më tepër, largimi i Cyrbjas nga mandati i tij dy ditë pas marrjes në pyetje nga SPAK është një tjetër shenjë e heshtur e ndërlidhjeve të errëta mes politikës dhe abuzimit me pushtetin.

A është ky një akt i detyruar nga presioni publik, apo një përpjekje për të shmangur përballjen e plotë me përgjegjësinë?

Rama të paktën  duhet edhe formalisht sa për sy e faqe të shkruajë dy radhë me një qëndrim për deputetin Cyrbja me akuzë zyrtare nga SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.