E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit të GJKKO, kthen për rigjykim çështjen e Zamira Vyshkës
Lajme

Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit të GJKKO, kthen për rigjykim çështjen e Zamira Vyshkës

Gjykata e Lartë hedh poshtë vendimin e Apelit Antikorrupsion që dënoi me 2 vite ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe rikthen çështjen për rigjykim me trupë tjetër në të njëjtën gjykatë.

Zamira Vyshka

Zamira Vyshka

 Apeli e dënoi me 2 vite burg, për korrupsion pasiv. Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që sipas prokurorisë do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, apeli vendosoi përfundimisht dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.

Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj nën akuzën se po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj një të burgosuri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.