E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet Elidon Kotorri, emër i njohur i botës së krimit
Lajme

Arrestohet Elidon Kotorri, emër i njohur i botës së krimit

Arrestohet nga policia Elidon Kotorri një prej emrave më të njohur të botës së krimit. Kotorri është konfliktuar me punonjës të policisë së shtetit.

Ai është liruar para pak kohesh nga burgu pasi vuajti një dënim prej 25 vitesh për vrasje të dyfishtë.

Elidon Kotorri është një emër jo pak i dëgjuar për policinë dhe mediat shqiptare në vitet 2000. Ai u akuzua për vrasjen e tre personave, duke u dënuar me burgim të përjetshëm. Por ai ka lënë qelinë në burgun e Peqinit, pas përfundimit të dënimit me rreth 20 vite heqje lirie.

Por si ndodhi ngjarja? Elidon Kotorri u dënua për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit, ndërsa u plagos shtetasi Grigor Stefani. Kotorri e kreu vrasjen për hakmarrje, pasi viktima Andi Hasani në vitin 1998 kishte vrarë mikun e tij, Elton Zajmi.

Dosja e Kotorrit i ka kaluar të gjitha proceset e gjyqësorit në Shqipëri duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm. Pas këtij vendimi autori e dërgoi dosjen në Strasburg, ku kjo gjykatë gjeti shkelje në proces duke e rikthyer për gjykim.

Në rigjykim, shkalla e parë në Tiranë pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite, nga të cilat Kotorri ka kryer rreth 20, ndërsa ka përfituar edhe ulje. Ai ka lënë të enjten qelinë e burgut të Peqinit me mbarimin e dënimit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.