E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet me urdhër të SPAK, Ilir Meta
Lajme

Arrestohet me urdhër të SPAK, Ilir Meta

Meta po dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir kllapi, Arben kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Meta është arrestuar nga agjentët e BKH, teksa po lëvizte me makinë në rrugët e Tiranës. Kreu i PL kishte njoftuar në konferencë në 13:40.

“Në ora 13:40, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta do të ketë një konferencë për shtyp. Ftohen të gjithë gazetarët të marrin pjesë”, thuhej në njoftimin e zyrës së shtypit të bërë në orën 12:09.

Nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti.

Kujtojmë se Meta ka qenë disa herë në SPAK ku është pyetur për llogari të një hetimi në lidhje me një pagesë të bërë për lobim në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka nisur prej kohësh një hetim pasuror ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.

Prokuroria e Posaçme ka të regjistruar më herët të paktën 3 procedime penale që kanë bazë kallëzime të bëra nga qytetarë, por edhe persona të tjerë që lidhen me ish-presidentin Ilir Meta, por edhe Kryemadhin.

Kallëzime të cilat janë përkthyer në procedime të regjistruara për çështje të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Ilir Meta ka shërbyer si President i Shqipërisë nga 24 korriku 2017 deri më 24 korrik 202. Më parë ai shërbeu si Kryeministër nga 1999 në 2002. Ai ishte Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë nga 2013 në 2017. Meta gjithashtu mbajti poste si Zëvendës Kryeministër, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Para kësaj, ai mbajti Kryesinë e Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian. Meta themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) në 2004 sot Partia e Lirisë e cila drejtohet prej tij.

Nga pamjet e arrestimit, duket se automjetin me të cilin po udhëtonte Meta e kanë rrethuar agjentët, e veshur me kapuça dhe të armatosur.

Meta u arrestua me urdhër të SPAK nga agjentët e BKH teksa po lëvizte me makinë në afërsi të “Casa Italia” në kryeqytet.

Kreu i PL kishte njoftuar në konferencë në 13:40.

Ai është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Kujtojmë se Meta ka qenë disa herë në SPAK ku është pyetur për llogari të një hetimi në lidhje me një pagesë të bërë për lobim në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka nisur prej kohësh një hetim pasuror ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.

Ilir Meta ka lindur në vitin 1969. Ai ka mbajtur disa detyra të larta si kryeministër, në vitet 1999 deri në vitin 2002, më pas si kryetar i parlamentit nga viti 2013 deri në 2017-ën, si dhe si president i Shqipërisë, nga 2017 deri në 2022.

Meta ka mbajtur edhe poste të tjera të rëndësishme si, zv/kryeministër, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Në vitin 2004 ai themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim. Me një propozim të tij në vitin 2022, pasi la postin e presidentit, LSI-së iu ndryshua emri, logoja dhe simbolet e tjera duke u njohur si Partia e Lirisë, kryetar i së cilës u zgjodh sërish Ilir Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.