E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri italian: Kur në Shqipëri tërheqin ish-presidentin në atë mënyrë, si do të sillen me refugjatët?
Lajme

Ish-kryeministri italian: Kur në Shqipëri tërheqin ish-presidentin në atë mënyrë, si do të sillen me refugjatët?

Ish-kryeministri i Italisë Matteo Renzi ka folur dje në një intervistë për televizionin La7 në Itali, lidhur me emigrantët dhe ardhjen e tyre në Shqipëri.

Duke folur për shpenzimet e mëdha që u bënë për ardhjen e 16 refugjatëve, ai tha se plani i Melonit është për t’i sjellë ata në Shqipëri, një vend që sipas tij “dihet që ka një standard të ndryshëm”.

Renzi u shpreh dje: “Do t’i dërgojnë emigrantët në Shqipëri, një vend që siç e dimë kë standard tjetër. Kanë arrestuar tre orë më parë ish presidentin e Republikës së Shqipërisë, shikoni imazhet se si e tërheqin jashtë makinës, atë që ishte dikur president i Republikës. Për emigrantët nga Bangladeshi ndoshta do të kenë më pak konsideratë”.

Arrestimi i ish-presidentit Meta ditën e djeshme në automjetin e tij, teksa udhëtonte për në zyrë ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.