E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e PL, Kryemadhi,  sqaron kush e bleu shtëpinë:   Ia kam shitur Samir Manes për 300 mijë euro
Lajme

Deputetja e PL, Kryemadhi, sqaron kush e bleu shtëpinë: Ia kam shitur Samir Manes për 300 mijë euro

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka sqaruar detaje nga dosja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ajo dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, akuzohen për ndikim në ndryshimin e një ligji në favor të biznesmenit Samir Mane. Kryemadhi theksoi se shtëpinë në Qeret ia ka shitur Manes për 300 mijë euro dhe ka hedhur poshtë akuzat se kanë përfituar një vilë si dhuratë në këmbim të ndryshimit të ligjit.

Në deklaratën e saj, Kryemadhi u shpreh: “Të më falë Samir Mane që ia përmend emrin, por ia keni përmendur ju të gjithë. Samir Manes i kam shitur një shtëpi në Qeret në vlerën 300 mijë euro që është bërë me kontratë. Nuk më ka dhuruar askush një vilë për ndonjë ligj.”

Ajo shtoi se ligji për të cilin po flitet është kërkuar në vitin 2014 nga Vali Bizhga, kryeshefe e kabinetit të Ramës, dhe ka të bëjë me unifikimin e funksionimit të kompanive që merreshin me galeritë e minierave.

“Në 2014 është një ligj që e ka kërkuar Vali Bizhga kryeshefe e kabinetit të Ramës që është nga qeveria shqiptare për unifikimin e funksionimit të kompanive që merreshin me galeritë e minierave.
Përparim Spahiu kishte propozuar në emër të LSI statusin e minatorit. Ju shihni si sot vijojnë protestojnë ende minatorët. Është bërë mbledhje e komisionit të veprimtarive prodhuese ku unë isha anëtare. Ligji është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, sigurimeve të minatorëve dhe për disa procedura të tjera. Nuk mbaj mend a shkoi ligji apo jo, por nuk të bëjë ligji që më paska dhuruar një vilë Samiri.” tha ajo

Sipas dosjes së SPAK, Monika Kryemadhi dhe ish-presidenti Meta akuzohen për përfitimin e një vile si shpërblim për favorizimin e Samir Manes, por Kryemadhi ka pohuar se vilën në fjalë e ka parë bashkë me nënën e saj dhe se Meta nuk kishte dijeni për këtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.