E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pano Soko flet për misionin juridik të SPAK: Politikanët vidhnin buxhetin, që të vinin në pushtet e të grabisnin shtetin!
Lajme

Pano Soko flet për misionin juridik të SPAK: Politikanët vidhnin buxhetin, që të vinin në pushtet e të grabisnin shtetin!

Pano Soko nga Nisma “Thurje”, ka komentuar situatën e krijuar në politikë pas arrestimit të Metës dhe marrjen nën hetim apo të pandehur të zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të tjerë.

I ftuar në emisionin Log në “News24”, ai u shpreh se SPAK nuk ka mision politik, misioni i tij është vetëm juridik, pra lidhet me veprat penale të kryera nga këto persona, megjithatë indirekt efekti i akteve të Prokurorisë së Posaçme ndjehet edhe në politikë.

“SPAK ka mision juridik jo politik. Ai që ka vjedhur duhet të shkojë në burg. Heqja, zëvendësimi largimi i tyre bëhet vetëm me votë.

Ata që kanë vjedhur, kur e kanë kryer këtë vepër, nuk e kanë menduar që do të vijë koha të paguajnë.

Ata që vodhën votat, vodhën buxhetin që te vjedhin votat që të mundin të vjedhin më tej shtetin, kjo ishte ciklika”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.