E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Bosnje Hercegovina  ka  pensione më të larta se Shqipëria
Lajme

Edhe Bosnje Hercegovina ka pensione më të larta se Shqipëria

Në Shqipëri ka 780 mijë pensionistë dhe qeveria ka nisur një tur takimesh për të kërkuar votat e tyre, duke përfshirë ministrat dhe deputetët. Një nga pikat kryesore të këtij “bashkëbisedimi” është skema e re e pensioneve, që përfshin njohjen automatike të viteve të punës për rreth 40 mijë pensionistë nga ish-kooperativat. Nga 1 tetori 2024, pensionet u indeksuan me 4.1%, çka nënkupton një rritje prej 752 lekësh për pensionet urbane dhe 453 lekësh për ato rurale, me një kosto prej 1.6 miliardë lekësh për buxhetin.

Ndërkohë, pensioni minimal në Shqipëri mbetet rreth 9 mijë lekë, shumë më poshtë krahasuar me Bosnjën, ku pensioni minimal është rreth 150 dollarë në muaj.

1. Republika Srpska (RS)
Pensioni më i ulët për 15 vite shërbimi:
300 BAM x 51.6 = 15,480 ALL
Pensioni më i ulët për 15–20 vite shërbimi:
360 BAM x 51.6 = 18,576 ALL
Pensioni më i ulët për 20–30 vite shërbimi:
420.9 BAM x 51.6 ≈ 21,715 ALL
Pensioni më i ulët për 30–40 vite shërbimi:
481 BAM x 51.6 ≈ 24,800 ALL
Pensioni më i ulët për mbi 40 vite shërbimi:
601.35 BAM x 51.6 ≈ 31,040 ALL
Pensioni më i lartë në RS:
3,228.6 BAM x 51.6 ≈ 166,588 ALL
2. Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (FBiH)
Pensioni më i ulët për 15 vite shërbimi:
565.18 BAM x 51.6 ≈ 29,164 ALL
Pensioni më i lartë në FBiH:
2,800 BAM x 51.6 ≈ 144,480 ALL
Këto janë përllogaritjet e përafërta të pensioneve në lekë shqiptare për të dyja njësitë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.