E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alizoti u kërkon llogari policëve: Të kapin mafiozët, jo protestuesit! I shërbejnë karteleve të Elbasanit
Lajme

Alizoti u kërkon llogari policëve: Të kapin mafiozët, jo protestuesit! I shërbejnë karteleve të Elbasanit

Shoqërimi në policinë e Elbasanit të një protestuese femër, Daniela Gjini dhe shumë demokratëve e qytetarëve të tjerë që morën pjesë në protestën në rrethrrotullimin e Bradasheshit ka ngjallur indinjatë te ligjvënësit demokratë dhe qytetarët e tjerë.

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti ka parlajmëruar kryepolicin e Elbasanit, Roven Zeka, pas shoqërimit të një prej protestuesve femra.

Sipas Tomorrit, Policia e Elbasanit ka shoqëruar demokratët që sipas tij protestojnë për bukën e gojës, ndërsa ka frikë të përmendë emrat e banditëve dhe bandave që mbrohen nga Policia dhe ministri i Brendshëm.

Ligjvënësi demokrat paralajmëroi se një veprim i tillë arbitrar nga ana e Policisë, nuk do t’i zmbrapsë ata kundër kartelit të bandave në Elbasan e kudo.

Pa më thënë emrat e banditëve të Elbasanit, do merremi bashkë. S‘të lejoj të më shoqërosh demokratët femra aty. Kanë marrë njerëz të thjeshtë. Roven Zeka ka shoqëruar demokratët që protestojnë për bukën e gojës. Kanë frikë dhe demokratët s’do t’i ndahen bandës së mafies që kanë marrë peng sot demokratët.

Kanë shoqëruar dhe goditur edhe deputetin. Të gjithë janë në shërbim të karteleve të drogës së Elbasanit. Policia në shërbim të horrave, kur u thua që më thuaj emrat e bandave, asnjë nuk thotë. T

ë jeni të sigurt se nga sot na kanë nga mbrapa. Policia dhe ministri i brendshëm të përmendin emrat e mafiozëve, kanë shoqëruar demokratët e thjeshtë që protestojnë për të drejtat e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.