Shehaj flet për vjedhje pa fund, që të mbajnë pushtetin, vetëm SPAK nuk ka sy për ta parë korrupsionin
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka shpjeguar se, korrupsioni në shtet është i shpërndarë në çdo institucion.
Gjatë bisedës, Shehaj ka folur dhe për denoncimin e djeshëm të bërë nga emisioni ‘Plug’ , duke denoncuar korrupsionin e Ballukut, por vetëm SPAK, thotë Shehaj, nuk ka sy për të parë.
‘Korrupsioni është filozofi.
Këtu nuk kemi të bëjmë me vetëm një ‘5D’, por kemi të bëjmë me një filozofi për të mbajtur pushtetin. Këta duhet të vjedhin pa fund, që të mbahet pushteti pafundësisht.
Kur u bë denoncimi dhe kallëzimi i ‘5D’, kur e pyesnin Veliajn, gazetarë të njohur, që e pyesnin e ke dëgjuar këtë, ai thoshte jo, është shpifje, do ta padis. Doli që nuk është vetëm një ‘5D’, por ka dhe të tjera.
Jul Hoxha ka publikuar dje një skemë skandaloze tek ‘Plug’, pasi nëse do të ketë një investigim ku janë dhënë parqet fotovoltaike, aty na dalin gjithë pronat e shtetit, gjithë këta pronarë, e që oligarkët po na blejnë prona, është Fieri.
Pra të gjithë i janë vërsulur Fierit. 80 mega ai dje, Armand Lilo edhe ai ka disa parqe fotovoltatike, duke blerë prona në Fier. Këta kanë bërë pushtimin e këtij vendi.
Një gazetar me një burimet e tij, i gjen ai korrupsionin, dhe ndërkohë ky SPAK-u që janë 200 veta aty, përfshirë edhe këta inteligjencët e BKH-së, që shumica kanë punuar edhe në Hetimin Tatimor, ka pasur kapacitete, pasi edhe FBI-ja i përzgjodhi disa për të punuar për rajonin.
Këta i morën o nga Tatimet o nga OPGJ policie dhe këta nuk i gjejnë këto. Dhe po flasim për një vend që ulesh në kafe dhe të gjithë i tregojnë. Për 48 orë do të ulesh në kafet e Shkodrës dhe do të thuash që ata, që u vranë atje, i vrau filani.
Në këtë vend çdo gjë del, veç SPAK-u nuk i sheh’, tha Brisida Shehaj në SYRI TV.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



