E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama befasohet nga fitorja e Trump: Mezi pres të kem privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47
Lajme

Rama befasohet nga fitorja e Trump: Mezi pres të kem privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47

Kryeministri Edi Rama, që para disa vitesh e pati quajtur Donald Trump një kërcënim për Amerikën, botën dhe vetë marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, reagoi sot pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale.

Rama dukej i habitur nga fitorja e Trump, të cilën e quajti të jashtëzakonshme.

“Urime Donald Trump për këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte nder i madh që të punoja me Presidentin e 46 të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres të kem privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47 për të zgjeruar partneritetin tonë të paqes, begatisë dhe progresit”, shkruan Rama në rrjetin social “X”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.